Meta përkujton përvjetorin e patriotit Ali Ibër Nezaj: Bijtë e Tropojës, simbol i qëndresës dhe atdhedashurisë

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar sot përvjetorin e lindjes së një prej patriotëve të njohur të Malësisë së Gjakovës dhe Tropojës, Ali Ibër Nezaj.

Në një mesazh në rrjetet sociale, kreu i shtetit Tropoja krenohet me bijtë e saj që kanë dhënë gjithçka në momentet me të vështira të kombit.

Mesazhi i plotë i kreut të shtetit në Facebook

Swiss Digital Desktop Reklama

I dërgova përshëndetjet më të ngrohta dhe vëllazërore Tropojës dhe gjithë Malësisë së Gjakovës, që përkujtoi sot 185-vjetorin e lindjes së patriotit të madh, Ali Ibër Nezaj, me një ngjarje të shënuar, vendosjen e shtatores së tij në qendër të qytetit, përkrah monumenteve të tre emrave të mëdhenj të historisë së kombit shqiptar, Heronjve të Popullit, Bajram Curri e Asim Vokshi dhe Heroit të Demokracisë, Azem Hajdari.

Swiss Digital Mobile Reklama

Tropoja e dashur, e vlerave më të larta njerëzore, patriotike e kulturore, simbol i atdhedashurisë e patriotizmit, qëndresës dhe forcës goditëse ndaj armiqve tanë, krenohet me kontributet e bijve të saj për çështjen shqiptare në momentet me vendimtare për të ardhmen e kombit tonë, nga Epoka e Skënderbeut, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, Shpallja e Pavarësisë dhe deri në Lëvizjen Demokratike të Dhjetorit ’90.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?