Meta: Platforma është ende e vlefshme, por palët kanë hyrë në ethet e fushatës elektorale dhe nuk kanë prioritet integrimin në BE
Presidenti Ilir Meta deklaron se platforma e propozuar për integrimin në BE nga ana e tij është ende e vlefshme. Në një intervistë për “Albania Daily News”, Presidenti shprehet se ftesa që bëri për dialog mori përgjigje brutale më 17 maj me shembjen e Teatrit Kombëtar, megjithatë çështjet e shprehura në dokument lidhen me integrimin dhe asnjëherë nuk është vone për diskutime.
“Kjo platformë është në shërbim dhe dobi të plotësimit të 15 kushteve të BE. Përderisa kushtet e integrimit europian janë në fuqi, dhe koha po rrjedh, padyshim që është edhe më e vlefshme, e domosdoshme, e menjëhershme dhe aktuale. Fatkeqësisht duket se interesi, sidomos nga ana e Kryeministrit, në përmbushjen e kushteve të integrimit nuk është ai që duhet të ishte, pasi çdo kusht i përmbushur kërkon që Kryeministri të bëjë hapa mbrapa nga territoret që ka pushtuar në drejtësi, media, dhe drejtime të tjera”,- tha kreu i shteti.
Presidenti shtoi se “megjithatë, unë i nxis palët të shohin mundësinë e rivendosjes së një besimi apo bashkëpunimi në këtë drejtim. Megjithëse duket qartë që ethet e fushatës elektorale kanë nisur dhe integrimi europian duket se ka humbur edhe si retorikë në prioritetin e tyre”.
https://arkiva.kohajone.com/meta-platforma-qe-propozova-mbron-reformen-ne-drejtesi-qellimi-i-vetem-zbatimi-i-kushtetutes-dhe-15-kushteve-te-be/
KOHA JONË SONDAZH

