Meta: Politika të bashkohet për drejtësinë

Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka dhënë një mesazh të fortë për politikën nga Konventa Kombëtare e Studentëve të Lëvizjes Rinore për Integrim. Ai ka kërkuar që politika të bashkohet pavarësisht interesave politike për të miratuar reformën në drejtësi. Meta i quajti të pajustifikueshme vonesat.

“Kemi vonesa të pajustifikueshme për reformën në drejtësi. Janë të parëndësishme pasi jo vetëm kemi të bëjmë me një kërkesë të qytetarëve shqiptarë për një vend ku funksionon ligji por edhe për integrimin e vendit. Nuk mund të thuhet çfarë ndodhi 3 javë më parë dhe 3 javë më vonë.

Nuk ka të drejtë politika shqiptare të pengojë procesin e integrimit për të ardhmen e Shqipërisë. Të gjejmë forca të reflektojmë këto pak orë dhe ditë që na kanë mbetur, për të treguar se pavarësisht interesave politike dimë të bashkohemi dhe dimë të reflektojmë”, tha kreu i Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai ka sjellë një shembull personal duke e lidhur çështjen e reformës në drejtësi me futbollin dhe pjesëmarrjen e Kombëtares shqiptare në kampionatin evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kur lozte Shqipëria me Danimarkën vajza ime e vogël ishte shumë nervoze. Sa herë e merrnin topin danezët çohej në këmbë. U shqetësova i thashë pse je kaq e stresuar. Tha se dua që Shqipëria të shkojë në Francë që të bëhet e famshme. Shqipëria është bërë e famshme, falë edhe trajnerit tonë Gani Abazi. Politika duhet të bashkohet për çështjen e reformës në drejtësi, siç bashkohen ultrasit e Tiranës me guerilasit e Partizanit, kur luan Kombëtarja”, u shpreh Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?