Meta: Populli nuk mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta jep një mesazh të fortë, ku thotë se ”Populli nuk mund të tërhiqet më zvarrë nga një çetë banditësh, oligarkësh dhe policësh të korruptuar”. Ky reagim i kreut të shtetit, vjen pas një interviste me audiencë të jashtëzakonshme mbrëmjen e së enjtes, ku paralajmëroi se cenimi i votës së qytetarëve nuk do të tolerohet në asnjë mënyrë.

Në një intervistë për ”Syri TV”, Presidenti Ilir Meta bëri një mesazh të fortë për politikanët, oligarkët apo kriminelët që do të prekin votën e shqiptarëve.

”Mos prisni nga ndërkombëtarët të zgjidhin hallet tona. Një nga ata që ka problem me drejtësinë amerikane është kryeministri aktual që shkoi në SHBA i maskuar si grua për të bërë një foto me Presidentin amerikan. Vota e shqiptarëve do mbrohet me çdo çmim! Mjerë çdo bandit dhe oligark, që angazhohet për ta prekur atë”.

SHKARKO APP