Meta: Prapë nevojë për impulse të reja
Kur fliste për impulse të reja, Ilir Meta duket se nuk i referohej Shkëlqim Canit. Edhe pas largimit të tij nga qeveia, kreu i LSI përsëriti shprehjet me “impulse të reja”, duke lënë të kuptohet se pakënaqësine e ka me ministra të tjerë.
“Unë jam i bindur se gjithmonë ka vend për përmirësime në punën e qeverisë, në punën e parlamentit, në punën e të gjithëve.
Gjithmonë ka nevojë për impulse të reja. Por ndonjëherë këtu ndahemi bashkë. Ju te çdo impuls shikoni një person, unë te impulset shoh rezultate më të larta, motivim më të madh, përqëndrim më të madh në realizimin e objektivave të qeverisë”, tha Meta.
Presioni i LSI, për ndryshime në qeveri nuk është i njëjti kohët e fundit.
Gjatë konferencës për shtyp, Meta nuk dha një qëndrim të qartë për mosdekretimin e emërimeve të reja në qeveri nga presidenti Bujar Nishani.
“Nuk jam ende i njohur me vendimin përfundimtar, megjithatë dihet që para se të behen dekretet e emerimit, bëhen ato të shkarkimit, pra besoj se është çështje procedure” u shpreh kreu i LSI.
KOHA JONË SONDAZH

