Meta pret Ambasadorin e Malit të Zi: Shqipëria ju mbështet për në NATO

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti sot Ambasadorin e ri të Malit të Zi në Shqipëri, Dusan Mrdovic me të cilin biseduan rreth marrëdhënieve të shkëlqyera mes dy vendeve fqinje, procesit të integrimit evropian për vendet e rajonit dhe mbi bashkëpunimin ndër-parlamentar.

Kryetari i Kuvendit, Meta i uroi mirëseardhjen Ambasadorit Mrdovic në Shqipëri dhe vuri në dukje se Shqipëria krenohet me modelin e fqinjësisë së shkëlqyer që gëzon me fqinjin e saj Malin e Zi. Në këtë drejtim, Meta theksoi se intensifikimi i marrëdhënieve ndërparlamentare do të jetë në funksion të përmirësimit të bilancit ekonomiko-tregtar mes dy vendeve duke maksimizuar konkretisht potencialet e mëdha që ekzistojnë.

Ambasadori i Malit të Zi, Dusan Mrdovic, shprehu mirënjohjen për ratifikimin e shpejtë të protokollit të anëtarësimit të Malit të Zi në NATO nga ana e Kuvendit të Shqipërisë dhe vuri në dukje se marrëdhëniet historikishit të mira mes dy popujve tanë duhet të konkretizohen përmes projekteve të përbashkëta infrastrukturore e shkëmbimeve tregtare, ashtu siç është konfirmuar edhe prej Procesit të Berlinit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim, Meta nënvizoi se Shqipëria e mbështet plotësisht progresin e Malit të Zi në proceset integruese euro-atlantike duke vënë në dukje se dy vendet fqinjë kanë të njëjtin destinacion, atë të anëtarësimit të plotë në Bashkimin Evropian.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?