Meta pret bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE

Nga Ilir Meta-
Prita sot në një takim bashkëreporterët e Asamblesë Parlamentare të KiE, z. Asim Mollazada, z. Jonut Stroe dhe z. Bas Klein gjatë vizitës së tyre faktmbledhëse në Shqipëri.
Biseduam për situatën shumë të rëndë të kapjes së shtetit, cënimin e institucionit të votës së lirë, pasojat që sjell kontrolli i parlamentarizmit nga ekzekutivi, lidhjen e ngushtë të krimit me qeverisjen, korrupsionin endemik në çdo qelizë të administratës publike dhe zhgënjimin që drejtësia selektive shkakton në pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë për luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Ndava me ta angazhimin e palëkundur të Partisë së Lirisë për shpëtimin e pluralizmit në vend, rivendosjen e shtetit të së drejtës dhe për dedikimin e çdo energjie për përparimin e integrimit Europian të Shqipërisë.
Ne do të vazhdojmë pa u ndalur, në bashkëpunim dhe me partnerët ndërkombëtarë, të kontribuojmë për një opozitë të unifikuar që rritet si alternativë qeverisëse, e cila i përgjigjet sfidave të shqiptarëve dhe vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?