Meta pret ish-presidentin e Kroacisë: Angazhim i Josipoviç është në dobi të europianizimit dhe bashkëpunimit rajonal

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në një takim miqësor ish-presidentin e Kroacisë, Ivo Josipoviç. Për kreun e shtetit, angazhimi i tij është i dobishëm për europianizimin dhe për bashkëpunimin rajonal. ”Faleminderit Profesor Josipoviç, që kontribuon me përkushtim për të ardhmen e shkëlqyer midis vendeve dhe popujve tanë. Faleminderit Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetit të Arteve për mikpritjen dhe vlerësimin e këtij miku të shquar të vendit tonë”,-shkruan në facebook Meta.

Postimi i plotë nga Presidenti Ilir Meta

Një takim i përzemërt me Presidentin e Kroacisë në vitet 2010-2015, Prof.Dr. Ivo Josipoviç. Vlerësova rolin e tij në momentet e anëtarësimit të Kroacisë në Bashkimin Europian dhe angazhimin e dëshmuar në dobi të europianizimit dhe bashkëpunimit rajonal.

Kënaqësi të ndanim të njëjtin qëndrim se marrëdhëniet e shkëlqyera, miqësore e historike mes dy vendeve e popujve tanë ekzistojnë falë edhe vullnetit e vizionit të përbashkët euroatlantik dhe dëshirës për intensifikimin e bashkëpunimit rajonal, përmes nismave gjithëpërfshirëse.

Faleminderit Profesor Josipoviç, që kontribuon me përkushtim për të ardhmen e shkëlqyer midis vendeve dhe popujve tanë. Faleminderit Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë dhe Universitetit të Arteve për mikpritjen dhe vlerësimin e këtij miku të shquar të vendit tonë.

SHKARKO APP