Meta pret kryeparlamentarin e Kosovës: Të forcojmë bashkëpunimin
Kreu i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në Tiranë, homologun e tij kosovar, Kadri Veseli, në vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë sëbashku me delegacion in që e shoqëron.
Në një konferencë të përbashkët para mediave, Meta tha: “Domethënia e Kosovës për të gjithë ne, nuk ka nevojë për komente, sepse Shqipëria ka qënë dhe do të jetë kurdoherë pranë Kosovës. Duke konfirmuar marrëdhën iet shumë të mira që ekzistojnë prej kohësh ndërmjet dy vendeve, kemi rënë dakord që të bashkëpunojmë dhe nxitur dy qeveritë tona të jemi më produktive . Mbledhja e radhës do të japë mesazhe të qartë në këtë drejtim. Kemi diskutuar dhe për intensifiki min e kontaktev e ndërmjet delegacioneve të përbashkë ta ndërmjet dy vendeve”.
Lidhur me legjislacionin, Meta shtoi se “ne jemi duke punuar për përputhjen e tij mes dy vendeve dhe unifikimin e standardeve edhe me legjislacionin evropian. Po ashtu, po punojmë për liberalizimi n e tregut të punës ndërmjet dy vendeve”.
Ndërsa, kryeparla mentari i Kosovës, Veseli, nga ana e tij, tha: “Më lejoni që të falënderoj shtetin shqiptar për kontributin historik që ka dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe përkrahjen nëmomentet më të vështira. E kaluara ime lidhet shumë me këtë vend, vendin tonë. Dua të falënderoj të gjithë ata njerëz që me bukën e tyre, me besën e tyre, kanë qenë në krah të Kosovës. Kam ardhur së bashku me nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës për të çuar mesazhin e një vazhdimës ie bashkëpu nimi ndërmjet dy vendeve. Aty ku ka pasur bashkëpunim, ne do ta çojmë më tej. Tani, ndërmjet dy vendeve tona mbetet intensifikimi i marrëdhënieve ekonomike, i shkëmbimeve tregtare etj. Në të njëjtën kohë, diplomacia parlamentare do të intensifikohet më shumë. Në kuadër të integrimit drej BE-së, theksoi Veseli, – kemi ndërmarrë një iniciativë të përbahskë t, një iniciativë rajonale të të gjithë kuvendev e në Ballkanin Perëndimor, me qëllim që deri në 2020-ën ose më parë, siç BE-ja e ka parashiku ar, të jemi të integruar në BE”.