Meta pret kryetaren e OSBE-së: Të vijojë puna për pavarësinë e institucioneve në Shqipëri

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim kryetaren e OSBE-së, njëherësh edhe ministre e Jashtme e Suedisë, Ann Linde. Në takimin mes palëve në Presidencë, Meta tregon përmes një postimi në facebook, se ka vlerësuar kryesinë suedeze të OSBE për rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë.

Postimi i plotë

Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.

Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.

E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.

SHKARKO APP