Meta pritet nga zyrtarë të drejtësisë: Reforma në fazën përfundimtare

Në ditën e dytë të vizitës në SHBA, Kreu i Kuvendit Ilir Meta u prit nga ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA, Swartz. Meta tha se reforma në drejtësi është në fazën e saj përfundimtare, atë të miratimit.

Meta: Angazhim për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese. Vlerësoj opinionin përfundimtar të komisionit të venecias dhe punën e paanshme e profesionale të EURALIUS dhe OPDAT. Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur, ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri.

Gjatë diskutimit për fazën zbatuese të kësaj reforme,  Meta nënvizoi se për ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen nga paketa kushtetuese, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndihma dhe asistenca e SHBA për monitorimin e zbatimit të saj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me rëndësi të veçantë, theksoi  Meta, është edhe rritja e kapaciteteve të hetimit të pavarur dhe profesional.
Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Swartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA i kushtojnë miratimit të kësaj reforme dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?