Meta: Projekt-buxheti 2016, garanton rritje ekonomike

 

Studentë të Fakulteti Ekonomik të Tiranës u mblodhën sot në sallën e seancave plenare të Kuvendit, të ftuar nga kryeparlamentari Ilir Meta, në një bashkëbisedim për projektbuxhetin e shtetit për vitin 2016.

Në debatin e zhvilluar, studentët parashtruan opinionet e tyre për situatën ekonomike në vend, nivelin e borxhit, politikat fiskale të qeverisë, etj. Teksa shprehën besim se pr/buxheti do ta mbështesë rritjen ekonomike përmes rritjes së investimeve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duke marrë fjalën në takim, fillimisht, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, tha se “askush nuk duket i lumtur për buxhetin e vitit të ardhshëm, por kështu ndodh pasi kërkesat janë shumë të mëdha, por ne jemi një vend në zhvillim, që vijmë nga një prapambetje e madhe dhe buxheti duhet t’i shërbejë së ardhmes e për këtë duhet të jemi realistë".

Swiss Digital Mobile Reklama

“Sa i takon borxhit që ka vendi këtu u tha se është shqetësues dhe se paralajmërimi i Agjencisë Moody’s lidhur me hapat që duhet të ndërmarrë Shqipëria për ulje të tij, në mënyrë që të mos ekspozojë më tej financat tona drejt rreziqeve. Por, pavarësisht kritikave që i bëhen buxhetit të ri ai ka dhe disa elementë pozitivë. Ai garanton një përmirësim të mëtejshëm të rritjes ekonomike, përmes një vendosmërie për të realizuar konsolidimin fiskal me një rritje të qëndrueshme jo vetëm për 2016, por dhe më pas. Sa i takon konsolidimit fiskal për herë të parë kemi një ulje të lehtë të borxhit publik, së dyti kemi një përgjysmim të deficitit buxhetor dhe së treti, pas disa vitesh, kemi shfaqjen e suficitit, ndonëse në mënyrë modeste”, u shpreh Meta.

Më pas, kreu i Kuvendit parashtroi disa risi të buxhetit të ardhshëm, ku veçoi raportin e tij me pushtetin vendor. “Ky është viti i parë financiar për bashkitë e reja të dala nga reforma territoriale dhe që shënon një hap të rëndësishëm përpara në reformën e decentralizimit. Kjo, pasi jo vetëm këtyre bashkive u kalojnë kompetenca, sidomos në fushën e arsimit, bujqësisë, infrastrukturës mjedisit, por u kalojnë edhe fonde për realizimin e këtyre shërbimeve”, tha Meta.

Në këtë kuptim, vijoi ai, buxheti i ardhshem mbështet disa reforma të rëndësishme që kanë impakt afatgjatë në zhvillimin e vendit. Po ashtu, ai mbështet reformat në tregun e punës dhe formimit profesional, pasi investimi në kapitalin njerëzor është më i rëndësishëm.

Në vijim të fjalës së tij, kreu i Kuvendit e konsideroi gjithashtu ligjin e buxhetit si një dokument me rëndësi juridike, financiare, ekonomike e sociale, ku ndërthuren interesat e të gjithë aktorëve të shoqërisë dhe qytetarëve tanë. Ndaj, tha ai, duhet në një farë mënyre kompromis për më të mirën e mundshme. Por, shtoi Meta, buxheti nuk është gjithshka sa i takon zhvillimit ekonomik të një vendi ndonëse ai ndikon në mënyrë vendimtare në të. Por, po kaq vendimtare është cilësia e zbatimit të tij, sidomos ajo e shpenzimeve, jo vetëm e atyre korrente, por veçanërisht atyre kapitale.

Një theks të veçantë kryeparlamentari i vuri monitorimit gjatë gjithë vitit të zbatimit të buxhetit, kjo në kuadër të një transparence më të madhe ndaj publikut. “Kuvendi ka vendosur që ky monitorim të ndodhë çdo tre muaj për të ndjekur zbatimin e tij sipas zërave, por theksoj se vendimtare për zhvillimin ekonomik është përmirësimi i klimës së biznesit, ku bashkë me buxhetin paketa fiskale ka ndikimin e saj të rëndësishëm”, u shpreh Me

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?