Meta publikon foton e kardinalit shqiptar në spital dhe jep lajmin e mirë: Jam i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale në Firence shëndeti i tij paraqitet i kënaqshëm
Presidenti Ilir Meta ka bërë me dije se Kardinali shqiptar Ernest Simoni Troshani pas ndërhyrjes në spitalin e Firences ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.
Meta teksa shkruan se është i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Kardinalit paraqitet i kënaqshëm, ka falenderuar të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashur.
“Së bashku me urimet e mia më të ngrohta dhe të përzemërta, për shëndet të plotë dhe jetë sa më të gjatë për Kardinalin tonë të dashur, Ernest Simoni Troshani, jam shumë i lumtur që pas ndërhyrjes kirurgjikale shëndeti i Tij paraqitet i kënaqshëm.
Mirënjohje dhe falenderim të veçantë për të gjithë mjekët dhe personelin shëndetësor në spitalin e Firences të cilët u kujdesën me shumë profesionalizëm dhe dashuri që çdo gjë të shkonte sa më mirë.
Zoti e bekoftë Kardinalin tonë të dashur dhe veprën e Tij të përjetshme, për gjithçka i ka dhënë kombit shqiptar dhe Kishës”, shkruan Meta.