Meta publikon listën: Këta janë 97 deputetët që ngritën dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë
Nga Presidenca, kreu i Shtetit, Ilir Meta, një ditë më parë u shpreh me tone të ashpra ndaj vendimit të mazhorancës dhe pseudo-opozitarëve parlamentarë për të miratuar ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ndryshime këto që duhej të ishin bërë në konsensus si kusht për vijimin e bisedimeve për çeljen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në familjen evropiane.
Dhe siç paralajmëroi, Kreu i Shtetit ka publikuar sot listën e 97 deputetëve që sipas tij, guxuan dje të ngrinin dorën për të bllokuar integrimin dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë përmes votimit të njëanshëm
Reagimi i Presidentit Meta