Meta: Qëndrimet e mia kanë qenë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës

Presidenti Ilir Meta e cilësoi vitin 2020, si kohën e revanshit të qeverisë kundër institucioneve kushtetuese. Në një intervistë për gazetaren Sonila Meço në emisionin “Tempora”, kreu i shtetit tha se qëndrimet e tij kanë qenë gjithmonë në mbrojtje të Kushtetutës.

“Natyrisht që nuk mund të ndihem mirë nga “ndeshjet” me qeverinë dhe vënia në lëvizje disa herë i Komisionit te Venecias sepse ato tregojnë problemet me demokracinë dhe shtetin e së drejtës në Shqipëri. Viti 2020 është karakterizuar nga një revansh ekstrem i qeverisë për të kapur të gjitha institucionet, përfshi dhe Gjykaten Kushtetuese. Ajo që më ka gëzuar gjatë këtij viti që po lëmë pas është një ndërgjegjësim i lartë i qytetarëve për të mbrojtur Kushtetutën dhe për të rifituar ato të drejta që i gëzojnë në Kushtetutë. Qëndrimet e mia kanë qenë, janë dhe do të jenë gjithmonë koherente në raport me mbrojtjen e Kushtetutës, interesit publik dhe kombëtar. Kurrë nuk e kam shkelur Kushtetutën”,- deklaroi kreu i shtetit.

SHKARKO APP