Meta: Qeveria të miratojë rekomandimet e BE

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas hapjes së negociatave për Shqipërinë në rrugën e anëtarësimit drejt Bashkimit Europian. Kreut i shtetit theksoi se “kjo është një ditë e shkqlyer për rajonin tonë”.

“Dua të përshëndes vendimin për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe RMV. E sotmja edhe pse një ditë e vonuar është e shkëlqyer për Shqipërinë. Ky është një gur kilometrik. E sotmja është një ditë e shkëlqyer edhe për rajonin tonë. Perpsektiva europiane e rajonit është e gjallë. Sot është një ditë vendimtare për të ardhmen. E vërteta është se kemi humbur shumë kohë.

Dokumenti i miratuar nga BE na zbulon të gjitha të metat dhe punët e pabëra ose të bëra keq. Korniza e Bundestagut përmban të gjitha shqetësimet e shprehura në rezolutën e fundit të PE. U bëj thirrje qytetarëve shqiptarë të mos bien pre e fushatave që duan të minojnë rrugën tonë europiane.

Swiss Digital Desktop Reklama

Anëtarësimi në BE është e vetmja rrugë që garanton aq paqe. Siguri dhe begati që qytetarët tanë e kërkojnë në vendet e tjera. U kërkoj institucioneve të reflektojnë pa vonesë në detyrat që kërkon ky proces. Urime shqiptarëve dhe mirënjohje miqve tanë që sot i kemi më të shumtë dhe më të afërt se dje”, tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?