Meta: Qeverisë do t’ia jap përgjigjen sot pasdite nga Vlora, të shikoj nëse është hapur Aeroporti i Vlorës

Vijojnë replikat në distancë mes kryeministrit Edi rama dhe Presidentit të Republikës Ilir Meta lidhur me çështjen e kontrollorëve të aeroportit “Nënë Tereza”, fluturimet e të cilit janë bojkotuar gjatë ditës së sotme.

Në reagimin e tij, Meta paralajmëron një konferencë për shtyp të cilën do ta mbajë nga Vlora, por vendi i saj është në varësi të ndërtimit ose jo të aeroportit të Vlorës.

“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë.

Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm”, shprehet Presidenti Meta.

Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje…

Pubblicato da Ilir Meta su Mercoledì 7 aprile 2021

SHKARKO APP