Meta: Rama, armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari. Fundin e humnerës e ka zgjedhur vetë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se kryeministri Edi Rama është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar.
Teksa ka shpërndarë një pjesë nga deklarata që mbajti sot në konferencën për shtyp, Meta thekson edhe se Rama fundin e humnerës e ka zgjedhur vetë
”Edi Rama është armiku kryesor i lirisë së çdo qytetari shqiptar. Është armik i votës së lirë, pluralizmit, demokracisë, shtetit ligjor dhe i barazisë para ligjit. Është armik i fjalës së lirë dhe i pavarësisë së medias. Për të nuk ka rrugë shpëtimi! Fundin e humnerës e ka zgjedhur vetë”,-shkruan Meta.