Meta: Rama është botërisht arkitekti i narkoshtetit, por SPAK vetëm mbyll sytë
Nga mbledhja e Komitetit Drejtues Kombëtar, presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë fjalës u tregua sërish i ashpër ndaj kreut të SPAK-ut dhe kryeministrit Edi Rama. Sipas Metës, drejtësia është me regjinë e Dumanit.
”Krimi mezi e ka pritur këtë ditë, drejtësi me regji të dumdumanëve. Edi Rama është botërisht arkitekti i narkoshtetit. Këtë e thonë dhe raportet më serioze. E thonë mediat e pavarura si Rai 3 dhe Bild. Ka mbështetur kanabizimin e gjithë vendit. Duke blerë zgjedhjet drejtësinë por edhe figura të gjoja opozitës që kanë vlerësim për SPAK.
Në këtë vend, SPAK vetëm mbyll sytë, bën sikur nuk shikon apo sikur arreston disa drejtorë. Denoncimet e faktuar dhe të paraqitura nga persona publikë SPAK i mbyll. Ndërsa për shpifje të çdo ordiner nga qeveria SPAK nis hetimet.
Edhe kur faktet dhe provat ulërijnë, SPAK nuk i përmend emrin Ramës dhe Veliajn. Sali Berisha pa asnjë akuzë izolohet në arrest shtëpie. Ndërsa ministrat e Ramës bredhin të qetë mes bulevardit duke sfiduar drejtësinë. Masat shtrënguese për ministrat e Ramës, SPAK ia kërkon parlamentit.
Me aferën McGonigal ku përgjegjësitë e Ramës janë të rënda asnjë hetim nuk bën SPAK. Është vetë SPAK aty, janë takuar me McGonigal. Mos hetimi i të dhënave të TIMS, skandali i patronazhistëve, SPAK nisi hetimin për gazetarët që nisën këtë hetim. Ky është SPAK i katicave”,-tha Meta.