Meta: Rama po i shantazhon pedagogët! Nuk u rrit pagat, por pagesat për PPP-të

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se po denigron dhe shantazhon pedagogët duke mos u rritur rrogat, ndërkohë që nga ana tjetër, me projektbuxhetin për vitin 2023, janë parashikuar rritje pagesash për PPP dhe 7 kontrata të reja me koncension me vlerë 1 miliardë dollarë.

Sapo ndoqa reagimet e Sindikatës së pedagogëve, shpreh solidaritetin e plotë e vendosur të PL me gjithë pedagogët e stafin akademik e dua t’i siguroj të gjithë se angazhimi kryesor madhor i PL do jetë sot në opozitë dhe nesër në qeverisje, arsimi.
Nuk ka investim më strategjijk se sa arsimi për vendin e kombin tonë në këto momente kaq delikate.

Janë të gjitha mundësitë për të plotësuar kërkesat e tyre modeste e të arsyeshme, që brenda dy vitesh të kenë nivelin e pagave dhe standardeve që kanë kolegët e tyre në Kosovë sot.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si kryeministër dikur në një situatë të tillë i kam rritur deri në 58% me një vendim qeverie pagat e pedagogëve e asistentëve e punonjësve. Sot mundësitë janë shumë herë më të mëdha.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot merren miliarda euro kredi për vjedhje, jo për vepra publike, të cilat nisin e kurrë nuk mbarojnë për rrugë ku kilometeri kushton 6 herë më shumë se sa në Serbi.

Me arrogancë e cinizëm i thotë jo pedagogëve se e paska zënë lufta me Putinin këtë.

Projektbuxheti i vitit 2023 rrit pagesat për PPP-të dhe 7 kontrata të reja me koncension me vlerë 1 miliardë dollarë që janë vjedhje e pedagogët i intimidon duke i kërcënuar dhe me vetingun sa detyroi deputetë të nderuar socialistë të distancohen publikisht prej tij por dhe i denigron në mënyrat më të turpshme që vetëm një palaco mund ta bëjë kur përgojon profesorë“, tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?