Meta: Rama ka nevojë për lider, pasi mbetet njeri me energji dhe protagonist

Presidenti Meta në një rrefim të rrallë te Blendi Fevziu në Klan foli për gjëra të jetës së tij, që kur ishte student dhe fillimet e tij në Lëvizjen Studentore.

Me pas ai foli për marrëdhëniet e tij me Fatos Nanon, me Sali Berishën dhe Edi Ramën.

I pyetur në veçanti nga Fevziu se si e shikon Edi Ramën, Presidenti tha duke qeshur se “Rama ka nevojë për një lider, pra të ketë një drejtues, sepse po pati njeri që e drejton, ai punon dhe ka energji e kërkon protaganizmin”.

Nënteksti ishte se Rama kur drejton vetë e bën çorap dhe shkatërron veten dhe pushtetin.

SHKARKO APP