Meta: Ramës do t’i japim përgjigje më 14 maj!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta e ka cilësuar “pakon e madhe” të qeverisë, për pensionistët dhe kategoritë në nevojë, një lëmoshë të helmatisur që bëhet për zgjedhjet lokale.

Mes të tjerash, Meta deklaroi se në 14 maj do i jepet përgjigja më e fortë Ramës.

Nuk kemi iluzione se gara e 14 majit do jetë e barabartë. Rama me ato krime që ka kryer, me ato koncesione, do të pranonte një garë të barabartë dhe mos të përdorte shtetin e inkriminuar. Ne jemi të sigurt se shqiptarët do japim përgjigjen e merituar këtij menaxhimi mafioz të pushtetit vendor. Në këto 4 vite pushteti vendor, jo vetëm që ka qenë një pushtet i paligjshëm, por bunker për qytetarët. Rilindja ka pasur të gjitha përgjegjësitë dhe këshillat lokale, por mos të harrojmë se pjesa më e madhe e bashkive kanë shpallur falimentimin. Do jepet llogaridhënie që është përjashtuar nga Rilindja në çdo nivele. Zgjedhjet e 14 majit janë tmerr për Ramën. 15 maji do të instalojë llogaridhënien në nivel lokal dhe në kombëtar”, tha ai.

SHKARKO APP