Meta: Reforma në drejtësi, në javët dhe jo në muajt që vijnë

Reformë në drejtësi duhet të realizohet në javët që vijnë dhe jo në muajt pasaardhës.

Me këtë rast, kryeparlamentari Ilir Meta ka artikuluar edhe formulën e kompromisit për çështjet mbi të cilat palët nuk bien dakord e që ka të bëjë konkretisht me pranimin si pika konsensusi të zgjidhjeve që do të japë misioni ndërkombëtar i EURALIU­s dhe OPDATE.

“Asnjë reformë nuk është diskutuar në mënyrë kaq të gjerë. Shteti ligjor duhet të funksionjë ndryshe nga çka funksionuar deri tani. Reforma duhet të arrijë shumë objektiva. Shqiptarët tashmë janë të lodhur nga debate për Reformën në Drejtësi. Kjo situatë duhet të marrë fund. Reforma është proces gjithëpërfshirës”, ka nënvizuar Meta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas tij, vihet re dhe një protagonizëm politik lidhur me reformën. Ai ka nënvizuar se Komisioni i Venecias, i gjithëpranuar nga palët dhe që i janë drejtuar të gjitha palët, ka dhënë disa rekomandime të thelluara.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi dhe angazhim të eskpertëve ndërkombëtar OPDATE dhe EURALIU­S. Jemi në moment finalizimi. Kjo do t’i hapë rrugën kompletimit. Bazat e konsensusit janë shumë të gjera sesa kundërshtitë, që më shumë janë pretekste. Aty ku nuk arrihet konsensusi të pranohen zgjidhjet që do të japë OPDATE dhe EURALIU­S. Ndryshimet kushtetuese të miratohen në javët që vijnë dhe jo në muajt që vijnë”, ka apeluar Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?