Meta: “Rilindja”, qeverisje kundër bujqësisë dhe me qëllim shpopullimin!
Postimi i kreut të PL-së, Ilir Meta në Facebook:
Të dhënat zyrtare të INSTAT tregojnë se dega e vetme që shënoi rënie në 9-mujorin e 2022 ishte Bujqësia, ku përfshihen pyjet dhe peshkimi.
Bujqësia, dega kryesore e ekonomisë në vend, që zë gati një të pestën e ekonomisë kombëtare dhe kontribuon me rreth 45% në punësim vetëm po ulet dhe po tkurret në mënyrë të pandalshme.
➡️ Dhe nuk ka se si të ndodhë ndryshe kur Qeveria në Shqipëri jep dhjetëra herë më pak subvencione se sa në Kosovë.
➡️ Rritja e kostove të lëndëve të para kultivimi i produkteve bujqësore hasi në vështirësi vitin e kaluar kryesisht nga rritja e kostove të lëndëve të para.
➡️ Çmimet e inputeve bujqësore që u rritën nga 50 në 100 për qind kanë bërë që sipërfaqet e mbjella në sera të reduktoheshin.
Rënie të dukshme po pëson sektori i blegtorisë, që është nën-sektori i madh në Bujqësi.
➡️ Shpopullimi i popullsisë në zonat rurale është shkak kryesor për rënien e numrit të bagëtive.
➡️ Fermat e vogla blegtorale me 1 deri në tre krerë po zhduken me shpejtësi, jo vetëm nga pakësimi i popullsisë, por edhe nga plakja e saj.
➡️ Vetëm gjatë vitit 2021 numri i bagëtive është reduktuar mbi 7 për qind, teksa në krahasim me 10 vite më parë numri i krerëve për mish dhe qumësht ka shkuar drejt përgjysmimit.
Qeverisja “rilindase” është e vendosur totalisht kundër Bujqësisë me qëllim shpopullimin dhe rrëmbimin e tokave të fermerëve për llogari të oligarkëve.