Meta-Rohrabacher: Nxitje investimeve amerikane në Shqipëri

ryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një takimi të hënën me kryetarin e Nënkomitetit për Evropën, Euroazinë dhe Kërcënimet e Reja në Kongresin Amerikan, Dana Rohrabacher, theksoi se Shqipëria do të vazhdojë të jetë një partnere e përkushtuar e SHBA-ve në NATO, rajon dhe sfidat globale.

Gjatë takimit, Meta kërkoi nga Rohrabacher një angazhim dhe mbështetje më të madhe nga SHBA në fushën e zhvillimit ekonomik, nxitjes dhe rritjes së investimeve amerikane në Shqipëri, duke theksuar se nënshkrimi i marrëveshjes për heqjen e taksimit të dyfishtë mes dy vendeve, do të ishte nxitje në këtë drejtim.

Rohrabacher shprehu mirënjohjen amerikane për rolin dhe kontributin që Shqipëria jep përkrah SHBA-së, NATO-s dhe aleatëve të tjerë në luftën kundër terrorizmit global dhe ekstremizmit. Ai theksoi rolin e veçantë që Shqipëria luan për paqen dhe sigurinë në rajon dhe theksoi se SHBA do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në përpjekjet e saj për zhvillim dhe prosperitet ekonomik e shoqëror.

SHKARKO APP