Meta-Sattler: Austria, përkrahje të vazhdueshme ndaj integrimit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti Ambasadorin e ri të Austrisë në Shqipëri, Johann Sattler, të cilit i uroi suksese në detyrën e re.

Kryetari i Kuvendit, pasi vlerësoi marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e shkëlqyer mes Shqipërisë dhe Austrisë, theksoi se Kuvendi, duke marrë në konsideratë ekspertizën dhe eksperiencën e kompanive austriake, mbështet rritjen e investimeve austriake në vend.

Ambasadori i Austrisë, shprehu kënaqësinë për fillimin e detyrës së re në Tiranë dhe u shpreh se mbeten ende shumë potenciale ekonomike, tregtare e kulturore që duhen shfrytëzuar, aktivitete për të cilat Ambasada do të punojë fort në bashkëpunim me aktorët qeveritare dhe jo-qeveritarë të Shqipërisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryetari i Kuvendit shprehu mirënjohjen për përkrahjen e vazhdueshme të Austrisë ndaj procesit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe vlerësoi mbështetjen austriake në avancimin e të gjitha reformave kyçe që i shërbejnë zhvillimit institucional dhe ekonomik të vendit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?