Meta, sfidë Ramës: Zgjidh televizionin që dëshiron për debat

Presidenti i Republikës kritikon shpesh qeverinë për mos zbatimin e kushtetutës, shkeljen e marrëveshjes së 5 qershorit dhe kërcënimin që qeveria po u bën zgjedhjeve të ardhshme dhe negociatave me BE.

Ndërkohë kryeministri thotë se këto qëndrime të kreut të shtetit janë, sipas tij, fushatë elektorale.

Për të sqaruar qytetarët dhe kryeministrin, Presidenti Ilir Meta ka ftuar disa herë në debat publik kreun e qeverisë. Një debat pa kushte nga ana e kreut të shtetit duke i sugjeruar Edi Ramës që të zgjedhë median që dëshiron dhe kohën kur ai e mendon përballjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Karikatura më poshtë pasqyron sfidën televizive që kreu i shtetit i ka bërë kryeministrit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?