Meta sfidon Autoritetin e Dosjeve: Më çoni në ndjekje penale, unë e kam fituar betejën

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se personat që janë në Autoritetin e Dosjeve janë në shkelje të ligjit. I ftuar në emisionin ”Top Story”, Meta thekson edhe se ata nuk zbatojnë ligjin dhe janë 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Rama.

”Si mund të jesh bashkëpunëtor i shtetit dhe u zbulua pas 35 vitesh. Duheshin 25 kritere të ishe bashkëpunor dhe nuk ishte Ilir Meta. Janë lojërat e tyre dhe tmerret e tyre por kjo tashmë është sqaruar.

Si mundet autoriteti me një e-mail anonim të mblidhet për një ditë të marrë 7 vendime. Vetë e kanë bërë ligjin këta. Pse e shkelin ligjin këta. Me mua do kenë probleme të mëdha me ta.

Swiss Digital Desktop Reklama

Më ço në ndjekje penale, si të kam çuar unë. Unë të vete tek ato 5 fëlliqësira që i ka korruptuar Edi Rama. Për ca të vete unë, për aninomatin. Ata të vijnë tek prokuroria e Edi Ramës. Është beteje e fituar kjo, ka mbaruar me kohë”,-tha Meta.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?