Meta shkon në selinë blu, takim me Berishën
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ndodhet në selinë blu, ku po zhvillon një takim me Sali Berishën. Takimi ka në fokus zgjedhjet lokale të 14 Majit, dhe vjen një ditë pasi KQZ njohu Lulzim Bashën si kryetar të PD-së, si edhe ku Partia e Lirisë u regjistrua në KQZ për 14 Majin.
Po ditën e djeshme, Partia e Lirisë zbuloi edhe listën me 63 kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës.
Ish-deputetët Silva Caka, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi kryesojnë listën e emrave si kandidatë për Këshillin Bashkiak të Tiranës. Sot KQZ-ja regjistroi Partinë e Lirisë si subjekt për zgjedhjet e 14 Majit.