Meta shpërndan thirrjen e Komisioneres Europiane: Dialog para se të merren vendime të pakthyeshme
Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, përmes një postimi në Twitter, ka shpërndarë mesazhin e Komisioneres së Komisionit Europian për Kulturën, Mariya Gabriel. Kreu i shtetit thotë se ”Dëgjoni zërin e vërtetë të Europës”. Gabriel u bën apel institucioneve shqiptare të përfshihen pa vonesë në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë, përpara se të marrin një vendim të pakthyeshëm për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Postimi i Mariya Gabriel
Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë # kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana. Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë.
Dialogue with civil society and experts of #cultural heritage is necessary before taking an irreversible decision on #NationalTheatre #Tirana.
We strongly encourage all relevant national institutions to engage now in a constructive dialogue with heritage stakeholders. pic.twitter.com/DurTplnXdg— Mariya Gabriel (@GabrielMariya) May 15, 2020