Meta shpërndan videon e ministres Xhaçka

Ditën e sotme, pas 20 vitesh, një avion i madh ushtarak është ulur në bazën ajrore të Kuçovës. Lajmi është dhënë nga ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila falënderon forcat e NATO-s dhe ushtrinë amerikane.
Postimi i ministres Xhaçka është shpërndarë në adresën zyrtare në Facebook edhe nga kreu i shtetit Ilir Meta.

Pavarësisht se raportet mes Presidencës dhe qeverisë janë në pikën më kritike, kur bëhet fjalë për bashkëpunimin me partnerët tanë strategjikë, kreu i shtetit njëherazi dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura nuk heziton të shpreh hapur mbështetjen e tij edhe për ministrat e qeverisë “Rama”.

SHKARKO APP