Meta: Shpjegojini çdo biznesi në Tiranë programin për ulje taksash
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka zhvilluar sot një takim me struktura të PL. Në fjalën e tij Meta u shpreh se kjo parti do të mbajë çdo premtim të dhënë, ndërsa u bëri thirrje pjesëmarrësve të sqarojnë për çdo sipërmarrje e biznes në kryeqytet programin për uljen e taksave.
“Programi i kandidatit ka krijuar entuziazëm tek kryeqytetasit, sepse më në fund po vjen një kandidat me plan për disa oligarkë e plaçkitës.
Përshëndes këshilltarët për punën e shkëlqyer që po bëjnë, ka vend për të shtuar ritmin e komunikimit me qytetarët, sepse ka një program të shkëlqyer me të cili keni të drejtë morale çdo qytetari t’ju votojë. Programi për uljen e taksave ndihmon çdo sipërmarrës e qytetar të Tiranës sepse ul koston e biznesit dhe jetesës.
Tre janë problemet më të mëdha në Shqipëri, kostoja e jetesës që vjen nga korrupsioni, vetë korrupsioni si baza e varfërisë, si dhe largimi i fuqisë punëtore e të rinjve”.