Meta: Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike

Presidenti Ilir Meta ka marrë pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë.

Kreu i shtetit është pritur në ceremoni nga ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf. Në një mesazh në rrjetet sociale Presidenti Meta shprehet se Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike.

“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar nga Ambasada Gjermane në Tiranë, me rastin e 3 tetorit, Ditës së Bashkimit të Gjermanisë dhe t’i shprehja ambasadorit Peter Zingraf urimet më të ngrohta e të përzemërta për popullin mik gjerman. Shqipëria do vijojë të mbështetet fort në Gjermaninë mike dhe partnere strategjike. Mirënjohje të thellë për kontributin e çmuar, të gjithanshëm dhe të përhershëm që Gjermania i ka dhënë Shqipërisë në procesin e integrimit europian, konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe reformave demokratike!”,- shkruan Presidenti Meta.

SHKARKO APP