Meta: Shqipëria i mirëpret investitorët hungarezë

Meta pasi shprehu mirënjohjen për mbështetjen e fortë të Hungarisë në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe fqinjëve të tjerë në rajonin tonë, theksoi se marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve duhen intensifikuar më tej veçanërisht në drejtim të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare.

Në këtë kuadër Meta nënvizoi rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndër-parlamentar, mes grupeve reciproke të miqësisë, komisioneve parlamentare dhe administratave të të dy institucioneve në shërbim të cilësisë së bashkëpunimit dypalësh. “Shqipëria i mirëpret investitorët hungarezë dhe Kuvendi i Shqipërisë do të intensifikojë përpjekjet së bashku me Parlamentin e Hungarisë për inkurajimin dhe konkretizimin e projekteve ekonomike mes dy vendeve tona mike”, u shpreh ai.

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë u shpreh se Hungaria mbetet një mbështetëse e fuqishme e përshpejtimit të integrimit evropian të Shqipërisë dhe promotore e perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor duke inkurajuar politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian.

 

SHKARKO APP