Meta: Shqipëria mbështet integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë

 

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Ministren e Mbrojtjes së Gjeorgjisë Tinatin Khidasheli me të cilën biseduan mbi marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë dhe mbi aspiratat euro-atlantike të Gjeorgjisë.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta duke sjellë në kujtesë vizitën e tij mbresëlënëse në Tbilisi gjatë këtij viti, shprehu vullnetin për forcimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë, me fokus të veçantë në intensifikimin e shkëmbimeve ndërparlamentare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këtë drejtim, Meta rikonfirmoi mbështetjen e Shqipërisë për integritetin territorial dhe sovranitetin e Gjeorgjisë, si dhe për aspiratat e saj euro-atlantike, duke theksuar se kjo i shërben paqes, stabilitetit dhe parametrave të sigurisë në rajonin e Kaukazit. Në këtë drejtim, z. Meta vuri në dukje se mbështetja e Shqipërisë ndaj Gjeorgjisë do të evidentohet edhe gjatë Asamblesë Parlamentare të NATO-s që do të zhvillohet në Tiranë gjatë pranverës së vitit 2016.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ministrja e Mbrojtjes së Gjeorgjisë znj. Tinatin Khidasheli shprehu kënaqësinë e vizitës së saj në Tiranë si dhe mirënjohjen për mbështetjen shqiptare në kuadër të aspiratave për integrim të Gjeorgjisë në NATO.

Meta ripërsëriti kërkesën e Shqipërisë për rishikimin e qëndrimit të Gjeorgjisë ndaj shtetit të Kosovës dhe shtoi se si rajoni i Kaukazit ashtu edhe rajoni i Ballkanit kanë nevojë për më tepër siguri dhe më shumë stabilitet, në interes të zhvillimit ekonomik të popujve të tyre.

Në këtë drejtim u ra dakord që të përshpejtohet procesi i nënshkrimit të marrëveshjeve dypalëshe dhe të intensifikohen përpjekjet për rritjen e fluksit tregtar dhe bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?