Meta: Shteti ka degraduar në këto vite. Në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë

Presidenti i Republikës Ilir Meta në një intervistë në televizionin “Skampa”, deklaroi se Shteti ka degraduar në këto vite, ndaj tha ai në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë

“Tek dosjet e Dibrës dhe te Shijakut buron ilegjitimiteti i kësaj Qeverie. Përgjegjësit dhe autorët e këtyre dosjeve sot janë sërish kandidatë për deputetë, si Damiani i “Tërmetit” të votave.

Meqë jemi në Elbasan, se edhe këtu ka inceneratorë, nuk mund të them se simbole të korrupsionit dhe mafies së inceneratorëve janë sot kandidatë për deputetë, ndërkohë që duhej të ishin në burg.

Kandidatë të bandës së inceneratorëve është kandidati i 7 i Rilindjes në Durrës, apo i 17 në Tiranë.

Shteti ka degraduar në këto vite. Në vend nuk ka pasur Gjykatë Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë.

Parlamentin ka qenë njëpartiak dhe opozita ka qenë  jashtë tij. Në 25 prill, është koha për përmbysje demokratike me votë”, deklaroi Presidenti Ilir Meta.

SHKARKO APP