Meta: Shteti kërkon të asgjësojë fjalën e lirë në kurriz të shqiptarëve

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, deklaroi se qeveria e Kosovës fitoi sërish në Arbitrazh për të mbrojtur interesin e qytetarëve, ndërkohë që sipas tij Rama vetëm humbet.

Qeveria e Kosovës fiton përsëri në arbitrazh ndërkombëtar për herë të tretë radhazi brenda vitit duke mbrojtur interesin publik dhe duke dëshmuar se në vendimet e saj udhëhiqet vetëm nga Ligji dhe e Drejta.
Ndërsa Qeveria e Ramës vetëm humbet në arbitrazhet ndërkombëtare duke shkaktuar dëme kolosale për qytetarët shqiptarë dhe dëmtuar rëndë besueshmërinë e vendit si një shtet i së drejtës dhe respektimit të ligjit.
Kjo ndodh vetëm për shkak të kapjes së shtetit nga një bandë të korruptuarish dhe gënjeshtarësh që duan të asgjësojnë fjalën e lirë dhe konkurrencën për të monopolizuar gjithçka në interes të kësaj pakice uzurpatore dhe në kurriz të gjithë qytetarëve shqiptarë që paguajnë kostot e kësaj papërgjegjshmërie të pafre.
Ndaj 14 Maji është dita e Ndryshimit dhe e Ndëshkimit për të rivendosur Llogaridhënien dhe interesin publik të parin“, shkruan kreu i Partisë së Lirisë në një mesazh në Facebook.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?