Meta: Spartak Braho i ka treguar Berishës dy video të Shkëlzenit. Mund t’itregojë edhe të tjera

Ilir Meta thotë se Sartak Braho i ka treguar Berishës në zyrën e tij dy video, në të cilat ka qenë i përfshirë edhe Shkëlzeni.

Duke folur në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, Meta ka thënë se akuzat që ka bërë nga salla e Kuvendit, kanë qenë një mesazh i qartë për Doktorin.

Meta theksoi se fjalët e tij në Kuvend, adresuar ish-kryeministrit Berisha, ishin një mesazh i qartë i arsyes se përse ai kishte dhënë dorëheqjen katër vite më parë dhe përse nuk do ta japë sërish.

“Spartaku i ka treguar më duket edhe nja dy video dhe Doktorit, por nuk ia ka treguar të gjitha. Por, ndoshta mund të ketë rastin t’ia tregoj të gjitha”, tha Meta.

Ndërkohë, referuar ngjarjeve të fundit të vendosjes së tritoleve në vend, Meta tha se këto janë ngjarje me prapavijë politike dhe se bëhen qëllimisht për të krijuar tensione.

“Ka një prapavijë politike me thënë të drejtën. Kjo, sepse para pak ditësh kemi parë në Fushë­Krujë se flamuri i kujt partie ishte në ata që i kapën. Ka një lloj taktike për të krijuar një lloj pasigurie në vend, duan të krijojnë alarme të paqena. Nuk duan të luftojnë krimin, por godasin policinë e ministrinë”, tha Meta.

SHKARKO APP