Meta: Stabiliteti i Maqedonisë, jetik për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta priti në një takim Nënkryetarin e partisë Bashkimi Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti, me të cilin bisedoi mbi zhvillimet më të fundit politike në Maqedoni dhe rëndësinë që ka zgjidhja dhe kapërcimi i krizës politike në vendin fqinj.

Meta theksoi se është me rëndësi që të respektohet marrëveshja e Perzhinos e arritur mes forcave politike dhe me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtar, për t’i hapur rrugë tejkalimit të krizës politike dhe realizimit të zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, në përputhje me standartet më të larta ndërkombëtare.

Gjithashtu, Kryetari i Kuvendit theksoi edhe rëndësinë që ka për Maqedoninë monitorimi sa më i gjerë i këtyre zgjedhjeve nga organizatat e specializuara ndërkombëtare dhe vendase.

Swiss Digital Desktop Reklama

Meta nënvizoi domosdoshmërinë që forcat politike në Maqedoni të ofrojnë nja qasje sa më bashkëpunuese dhe konstruktive për tejkalimin e krizës politike dhe realizimin me sukses të zgjedhjeve, në mënyrë që ato të mos jetë të kontestueshme dhe forcat politike të pranojnë verdiktin e qytetarëve të Maqedonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Meta kërkoi nga bashkëbiseduesi që forcat politike shqiptare në Maqedoni, si një faktor tepër i rëndësishëm, të bashkëpunojnë pa paragjykime dhe të jenë të unifikuara në qëndrimin ndaj realizimit të të drejtave të shqiptarëve dhe interesit të tyre kombëtar për mirëqenie dhe integrim.

“Stabiliteti, prosperiteti dhe integrimi i Maqedonisë janë jetike për Shqipërinë dhe të ardhmen e përbashkët të gjithë rajonit tonë”, – tha Kryetari i Kuvendit.

Mexhiti falënderoi z. Meta për vëmendjen e përhershme që ai i kushton situatës në Maqedoni dhe bashkëpunimit mes faktorëve politikë shqiptarë atje dhe theksoi se marrëdhëniet e tij pa paragjykime me të gjitha palët janë një kontribut dhe mesazh i veçantë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?