Meta: Sulmet vijnë nga mafia në pushtet. Rama i ka përdhosur dhe ata e kanë pranuar
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se sulmet vijnë nga mafia në pushtet, dhe se sipas tij, kryeministri Edi Rama i ka përdhosur dhe ata e kanë pranuar.
“Unë do t’u ftoja të jemi sa më seriozë para teleshikuesve të cilët e kanë të gjithë inteligjencën të kuptojnë se sulmet s’vijnë as nga SPAK as nga Autoriteti i Dosjeve, por nga mafia në pushtet që i ka kapur prej fyti këto institucione.
Edi Rama i ka përdhosur këto institucione dhe i ka thënë se çfarë duhet të bëjnë. Unë sot kam bërë publik kallëzimin penal q e kam dorëzuar në SPAK dhe prokurori për autoritetin.
Anëtarët e Autoriteti të Manipulimit, se do bëjë marrëveshjen nesër me avokatin tim publik, ta ndjekë këtë çështje në nivel kombëtar këtu dhe në nivel ndërkombëtar. Pas 32 vitesh me metoda skandaloze njerëzve u lëndohet sërish e kaluar”,-tha Meta, si i ftuar i parë në sezonin e ri mediatik 2022-2023 të emisionit “Open” në News24,