Meta sulmon Ramën: Kryeministri i dështimeve u ka ngulur thikën në kurriz shqiptarëve!
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur për pasojat e krizës energjetike e cila sipas tij ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit nga ana e qeverisë.
Meta u shpreh se Rama u ka ngulur thikën e krizës së prodhuar nga hajdutllëku i tij, në kurriz të shqiptarëve. Ai tha se kursimi i energjisë elektrike do të ketë kosto për biznesin dhe qytetarët.
“Përkeqësim ka pasur në detyrimet e prapambetura. Dështim i plotë është mosoperimi edhe sot e kësaj dite e bursës shqiptare të energjisë elektrike. Sipas premtimeve dhe angazhimeve të qeverisë duhet të ishte funksionale që në vitin 2019. Dështim dhe vonesa për 5 vjet janë në projektet e rëndësishme të sistemit të transmetimit.
Kryeministri i dështimeve në këto 10 vite sigurisht që nuk flet dot për këto por përpiqet të shpikë faktorë të tjerë dhe ndërkohë punon për të ngulur thikën e gjithë kësaj krize që ka në thelb hajdutllëkun e tij në kurriz të qytetarëve madje dhe duke mashtruar se kjo nuk do të prekë konsumatorët familjarët.
Do të prekë edhe biznesin dhe sipërmarrjet që do të kenë riskun e falimentimit për shkak të kostove të rritura të energjisë. Ata që do të përpiqen të kursejnë në kushtet e të ftohtit do të shtojnë shpenzimet për ilaçet. Do të vazhdojmë të merremi”, tha Ilir Meta,
KOHA JONË SONDAZH

