Meta sulmon Ramën: Kryeministri i krimit s’mund të jetë dhe i arsimit

Postimi i plotë i kreut të PL-së, Ilir Meta, në Facebook: 

Me “lart më lart o shokë flamujt e kongresit”, nuk mbulohet dot dështimi dhe nënvleftësimi i plotë i arsimit.
Shqipëria ka buxhetin më të ulët në rajon për arsimin. Vazhdojnë turnet, vazhdon analfabetizmi funksional, vazhdon braktisja e shkollës.

Arritja më e fundit është edhe shantazhi e kërcënimi ndaj fëmijëve dhe prindërve të tyre për librat e shkollës.
Kryeministri i krimit s’mund të jetë i arsimit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Që të mos vidhen më lekët si te inceneratorët, por të shkojnë për arsim cilësor dhe që t’i krijojnë mundësinë fëmijëve të jetojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu, nesër të gjithë tek inceneratori i Tiranës, ora 18:00.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pavarësisht këtij fjalimi të bezdisshëm dhe propogandistik të Kryeministrit, i uroj suksese mikeshës sime të vogël Aria dhe gjithë nxënësve të Shqipërisë, veçanërisht të gjithë atyre që sot ulen për herë të parë në bankat e shkollës. 🇦🇱

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?