Meta takim me Berishën në selinë e PD-së: 14 maji, dita e ndëshkimit të monizmit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shkuar në selinë e Partisë Demokratike për të zhvilluar një takim me Sali Berisha, në fokus të të cilit pritet të jenë zgjedhjet e 14 majit.

Pas daljes nga takimi, Meta foli për gazetarët, teksa tha:

14 maji është dita e ndëshkimit të monizmit. Është një bashkim që do të rikthejë llogaridhënien. Ju u njohët me dy lajme shumë të kundërta me njëra-tjetrën, që qeveria do të paguajë 110 mln euro gjobën për Beketin, për tekat e Edi Ramës për të mbyllur një Tv dhe njëkohësisht po dje, erdhi një lajm që Kosova fitoi një arbitrazh ndërkombëtar se në Kosovë mbizotëron zbatimi i ligjit”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kryeministri njoftoi rritjen e pagave, a do ndikojë kjo te sjellja e votuesve?

Swiss Digital Mobile Reklama

“Qytetarët janë mësuar me mashtrimet. Ata e dinë sa falas është shëndetësia. Rama kujtohet pak javë më parë se të vijnë zgjedhjet. Përgjegjës për shtrenjtin e kostos së jetesës është vetëm Edi Rama përmes korrupsionit, në kurriz të qytetarëve të nderhëm në këtë vend. Zgjidhja janë kandidatët tanë të shkëlqyer, Kelliçi e Boci, e kudo tjetër, ulja e taksave dhe përgjegjësia.

Shkodra 5 me zero. Qasjet e tjera opozita synon fitore në të gjithë qytetet, sidomos në të gjitha bashkitë ku ne kandidojmë, do të ketë shumicë dërrmuese “Bashkë fitojmë”. Kandidatët janë zgjedhur përmes procesit më demokratik që ka ndodhur ndonjëherë. Bëjnë një diferencë të jashtëzakonshme si dita me natën, përfaqësojnë vlera të jashtëzakonshme”- tha Meta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?