Meta takim me LRI në Durrës, pjesë edhe kandidati i Berishës për kryetar bashkie: Igli Cara garanci për ndryshimin

Në takimin me strukturat e LRI-së në Durrës, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta kishte pranë edhe kandidatin e Sali Berishës për zgjedhjet e 14 majit, Igli Carën. Në diskutimet me të rinjtë, Meta tha se kandidati Cara është garancia për ndryshimin e Durrësit.

Postimi i plotë

Një takim plot ide dhe energji për Ndryshimin e Bashkisë Durrës me ekipin drejtues të LRI. Kënaqësi e veçantë që na u bashkua në këtë bashkëbisedim edhe Kryebashkiaku i ardhshëm i Durrësit, z.Igli Cara.

Kritikat e të rinjve për problemet e shumta që ndeshin në jetën e përditshme në Shkollat e Mesme që vazhdojnë me turne, në mungesën e praktikave të punës për studentët, mosmbështetja e fëmijëve dhe të rinjve për ambiente sportive do të marrin zgjidhje pas 14 Majit.

Vizioni, programi dhe integriteti i Igli Carës është garanci për t’ua kthyer Bashkinë qytetarëve e në radhë të parë të rinjve. Vota për Igli Carën garanci për Ndryshimin!

SHKARKO APP