Meta takim me strukturat: Zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar pasditen e sotme një takim me strukturat në Tiranë, ku thotë se zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës.

”Zgjedhjet vendore rikthejnë llogaridhënien në Bashkinë e Tiranës dhe kudo në njësitë vendore. Partia e Lirisë është e vendosur për t’i dhënë fund shpërdorimit të taksave vendore, shkatërrimit urbanistik, përkeqësimit të shërbimeve dhe korrupsionit të kudogjendur në kryeqytet deri edhe te shërbimi funeral. Ndryshimi do të nisë nga Tirana”,-shkruan Meta në facebook.

SHKARKO APP