Meta takim në Prishtinë me figura të shquara të Kosovës: Flamuri ynë e ka lavdinë te veprat vetëmohuese

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka bërë me dije se ka udhëtuar drejt Prishtinës për të takuar Përparim Ramën, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova e shumë personalitete të tjera në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.

Meta shkroi se flamuri ynë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare.

Postimi i plotë:

Swiss Digital Desktop Reklama

Kënaqësi e veçantë të gjendem sot në Prishtinë bashkë me kryetarin Përparim Rama, ish-Presidenten Atifete Jahjaga, familjen Rugova dhe shumë personalitete të tjera, në përurimin e shtatores së profesor Anton Çetta, udhëheqës të pajtimtarëve të Kosovës dhe misionar i bashkimit të madh kombëtar.
Emri i profesor Antonit dhe vepra e tij, janë simbol frymëzues për të punuar për kombin dhe të mirën mbarë kombëtare.
Flamuri jonë kuq e zi, e ka lavdinë tek vepra vetëmohuese e burrave e grave patriote që ashtu si profesor Çetta, janë dedikuar pa kushte dhe pa kufij në shërbim të atdheut, gjuhës dhe traditave më të mira shqiptare.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?