Meta takohet me Albano Bogdon: Dëgjova ide dhe kritika nga një artist me shpirt të lirë

Pasditen e kësaj të marte, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka takuar aktorin e mirënjohur të humorit, Albano Bogdo. Sipas Metës, është kënaqësi kur dëgjon ide dhe kritika nga artistët me shpirt të lirë.

”Kënaqësi kur dëgjon ide, por sidomos kritika, nga një artist me shpirt të lirë.
Albano Bogdo nuk është vetëm një aktor shumë i dashur humori, por dhe një qytetar i angazhuar në mbrojtje të interesit publik”,-shkruan Meta në një postim në facebook.

SHKARKO APP