Meta takon banorët e ”Ali Demit”: Tirana ka nevojë për një menaxhim të ri
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta vijon me fushatën elektorale. Këtë të enjte ai ka zhvilluar një takim në zonën e Ali Demit, në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 14 Majit.
Meta u shpreh se 14 Maji do të bëjë kalimin nga korrupsioni absolut në transparencë absolute. Ai shtoi se garanci për një fakt të tillë është kryetari i ardhshëm i bashkisë, Belind Këlliçi dhe anëtarët e Këshillit të ri bashkiak.
“Kandidati ynë do shkëlqejë si këshilltar i bashkisë së Tiranës me përkushtimin ndaj komunitetit. Tirana sa vjen e rritet e ka nevojë për një menaxhim tjetër që nis më 14 maj me votën tuaj. Në një ditë kalohet nga korrupsioni absolut në transparencë absolute. Garanci për këtë përveç kandidatit të ardhshëm zotit Këlliçi, janë edhe anëtarët e këshillit të ri bashkiak”,-tha Meta.