Meta takon ish-kryeministrin italian Massimo D’Alema

 

 

Në vijim të vizitës së tij zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit z. Ilir Meta zhvilloi takime të veçanta edhe me ish Kryeministrin italian z. Massimo D’Alema, President i Fondacionit të Studimeve Progresive Evropiane (FEPS) dhe me ish Ministrin e Jashtëm z. Franco Frattini, President i Shoqatës Italiane për Organizatat Ndërkombëtare (SIOI). 

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjatë këtyre takimeve, z. Meta shprehu mirënjohjen për kontributin e z. Frattini dhe z. D’Alema në vite në shërbim të forcimit të marrëdhënieve mes Italisë dhe Shqipërisë, dhe për përpjekjet e tyre në interes të qartësimit të perspektivës evropiane të Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Z. Meta u shpreh se Shqipëria dhe Italia janë dy partnerë strategjikë të natyrshëm dhe se populli shqiptar e vlerëson maksimalisht përkrahjen e gjithanshme italiane si për aspiratat integruese të Shqipërisë ashtu edhe për mirë-integrimin e një komuniteti domethënës shqiptar në Itali. 

Gjatë këtyre takimeve u nda bindja se sfidat e fundit të sigurisë që po përjeton Evropa dhe kriza e refugjatëve shton nevojën e mbrojtjes së projektit evropian i cili duhet përforcuar përmes vlerave të solidaritetit dhe bashkëpunimit në interes të stabilitetit dhe zhvillimit ekonomik e social të të gjithë vendeve të kontinentit. Në këtë kuadër, u konfirmua edhe një herë se Bashkimi Evropian nuk duhet t’a ngadalësojë zgjerimin e tij dhe se perspektiva e të gjithë vendeve të Ballkanit është brenda familjes demokratike evropiane, të integruar me të drejta të plota.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?