Meta takon kreun e opozitës bjelloruse: Lirimi i të burgosurve politikë, me rëndësi për të ardhmen demokratike

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, këtë të mërkurë priti në një takim kreun e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya. Përmes një postimi në facebook, kreu i shtetit thekson se ”Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë”.

Postimi i plotë

Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.

Swiss Digital Desktop Reklama

I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?